Politika 22 August 2024, 20:51 Nga VNA

Skandali i mbetjeve toksike, Berisha akuzon Doganën e Durrësit për falsifikim dokumentash

Ndaje në Whatsapp
Skandali i mbetjeve toksike, Berisha akuzon Doganën e Durrësit

Kreu i PD Sali Berisha në protestën e sotme poshtë ballkonit të tij, Berisha tha se fallsifikimi i dokumenteve u bë nga dogana shqiptare, nga miku i Edi Ramës, Gent Gazheli. Sipas tij kodet janë falsifikuar nga institucionet shqiptare.

“A ka akt më të madh fallsifikimi, akt kërcënimi më të madh për jetën e qytetarëve shqiptar sesa institucionet shtetërore të ndryshojnë kode e lëndëve jotoksike duke i vendosur në ngarkesat e lëndëve toksike. Kjo do të thotë të vendosësh etiketën e sheqerit, orizit aty ku janë helmet, toksinat…dhe krim më makabër se ky nuk mund të bëhet” - tha Berisha.

Ndryshe nga mbrëmë Berisha nuk e përmendi KURUM ndërsa kompaninë Sokolaj e krahasoi me rolin e Stela Gugalles tek inceneratorët.

Por edhe pse denoncon drejtorin e Doganës së Durrësit dhe me atë rast sulmon edhe Altin Dumanin që nuk po heton, Berisha dhe të vetët nuk kanë çuar asnjë dosje në SPAK për këtë skandal.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme