Politika 24 August 2024, 18:46 Nga VNA

Kurum i bën presion qeverisë?/ Nga skandali me mbetjet toksike, në mbylljen e uzinave. 500 punëtorëve iu ndërpritet kontrata.

Ndaje në Whatsapp
Kurum i bën presion qeverisë?/ Nga skandali me mbetjet toksike,

Pas skandalit me mbetjet e dyshuara si të rrezikshme që janë eksportuar nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, ku pas fshihej kompania Kurum, sot kjo kompani ka marrë një vendim për të lënë pa punë 500 punëtorë të uzinës së çelikut.

Firma turke Kurum me pretendimin se është në proces remonti ka mbyllur aktivitetin e saj duke ndërprerë kontratat pa arsye zyrtare për pezullim me 500 punëtorë të uzinës së çelikut dhe të uzinës së përpunimit.

Por, nëse firma është në proces remonti pse u ka ndërprerë në formë të njëanshme kontratat punonjësve?

A është formë presioni kjo që kompania i bën qeverisë, pas skandalit me mbetjet toksike?

Deri tani, nuk ka pasur asnjë konfirmim nga drejtuesit e Kurum për vendimin e marrë. Uzina e çelikut ka ndaluar punën me 1 Gusht, ajo e përpunimit me 20 gusht.

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme