Politika 24 August 2024, 11:38 Nga VNA

Nisin punime në rrugë, por kur mbarojnë?!

Ndaje në Whatsapp

Kjo tabelë e madhe është tek fillimi i rrugës që të çon nga stadiumi “Dinamo” te Conadi. Do bëhet rikualifikimi i zonës nga bashkia shkruhet. U gëzuan i madh dhe i vogël. U lajmëruan banorët që të largonin makinat që punëtorët t’ia merrnin me zell e hare këtij projekti. E ja,mbërriti dita e madhe. Erdhën fadromat,shkulën ca tulla nga trotuari e më tej hiç. Po fle makineria. U mbyll një muaj dhe rikualifikimi ka ikur në drejtim të paditur. Te tabela fle afati mashtrues:”Për katër muaj mbyllen punimet”. Ama nuk shkruhet as dita e fillimit,as e mbarimit. Që banorët ta dinë,në aksh datë çdo gjë përfundon. Koha po fluturon ama tabela rri krenare. Që “dëshmon” se Bashkia e Tiranës ka si moto të saj vargjet e Naimit:”Punë, punë natë e ditë…”

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme