Politika 26 August 2024, 12:50 Nga VNA

Pas Bangladeshit, Rama kërkon punëtor nga Indonezia dhe Filipinet

Ndaje në Whatsapp
Pas Bangladeshit, Rama kërkon punëtor nga Indonezia dhe Filipinet

"Është koha për të investuar në hapjen e dyerve në Indonezi, Filipine ku BE ka kthyer kokën për të kërkuar forcë punëtore", kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës “Tirana Diplo 2024”, mbajtur sot në Tiranë. Të pranishëm ishin të gjithë ambasadorët dhe Konsujt e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se "Kemi arsye të qenësishme jo vetëm për të besuar por dhe për të investuar në hapjen e dyerve të misioneve tona të reja, qoftë në Indonezi. Me Indonezinë kemi vendosur marrëdhënie që kanë dhe interes shumë të madh me ne, ashtu si dhe marrëdhëniet me Filipinet pasi të gjitha vendet e BE-së sot janë duke trokitur nëpotencial shumë të madh ato dyer për forca të reja pune dhe kjo është marrëdhënie shumë e rëndësishme. Radha është shumë e gjatë, por duke qenë vend i vogël nëse do të arrijmë të kultivojmë si duhet raportet besojmë se do të bëjmë kapërcime të radhës".

Pas këtyre vendeve, Rama paralajmëroi se do hapen dyert edhe me Afrikën: “Në Afrikë jemi krejtësisht të munguar dhe unë besoj që është e drejtë të hapim derën e parë në Kenia. Na duhet për shumë arsye e në mos për arsye të tjera".

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme