Politika 29 August 2024, 11:30 Nga VNA

Administratori i Kurum i drejtoi fushatën, Bardhi: Asnjë lidhje, sajesë e mediave

Ndaje në Whatsapp
Administratori i Kurum i drejtoi fushatën, Bardhi: Asnjë lidhje,

Gazment Bardhi u ka kthyer përgjigje mediave të cilat sipas tij akuzojnë opozitën që po hesht përballë skandalit të KURUM.

Bardhi në një postim në rrjetet sociale pas lajmeve se drejtori i fushatës së tij është administrator i Kurum, deklaroi se nuk ka asnjë lidhje, por mediat po dizinformojnë, duke i cilësuar si Balluk-media.

"E vërteta është krejt e kundërta e kësaj që pasqyrojnë Balluk-mediat. Ka qenë opozita dhe vetëm opozita, përfshirë edhe mediat e pa kontrolluara nga “torta Belinda” dhe mafia e mbetjeve të rrezikshme që kontrollon Portin e Durrësit, që kanë kërkuar dhe kanë bërë transparencë për transportimin e paligjshëm të mbetjeve helmuese." shkruan Bardhi

Bardhi thotë se nëse kompania “Kurum International” ka gënjyer për të mbuluar shkeljen e ligjit prej saj, kjo duhet të shoqërohet menjëherë me masa të forta ndëshkimi nga institucionet përgjegjëse.

Postimi i plotë

Humor bajat nga Balluk-mediat!

Kompania “Kurum International” dyshohet se ka shkelur ligjin për mënyrën e përpunimit të mbetjeve të rrezikshme që prodhon.

Autoritetet përgjegjëse dyshohen se kanë shkelur ligjin duke mosvepruar dhe duke lejuar eksportin e tyre jashtë territorit në shkelje të konventave ndërkombëtare.

Qeveria dhe autoritetet përgjegjëse heshtin prej 3 javësh dhe nuk veprojnë duke mos bërë asnjë transparencë mbi këtë cështje, ndërkohë që skandali ka marrë përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare.

Drejtuesi i Rrjetit të Aksionit të Bazelit, një organizatë ndërkombëtare prestigjoze, konfirmon për Zërin e Amerikës se “eksportimi i shpeshtë i këtij materiali nga Durrësi ngre dyshime që ai nuk vjen vetëm nga fabrika e Kurumit, pasi kjo fabrikë nuk është aq e madhe sa të prodhojë sasi kaq të mëdha të pluhurit EAF”.

Por për Balluk-mediat, që nuk u intereson e vërteta, por manipulimi me propagandë i të vërtetës, fajin e ka opozita se ajo nuk ka vepruar, meqënëse një punonjës i një prej kompanive të rrjetit të shumtë të kompanive që ka Kurum në Shqipëri (pa asnjë lidhje me ish-Metalurgjikun ku prodhohen mbetje të tilla) ka qenë i angazhuar në Shtabin e fushatës së PD në Elbasan. ???

Pra për Balluk-mediat fajin nuk e kanë pronarët e komapanisë Kurum International që marrin përfitimet dhe mbrohen nga Qeveria, as institucionet përgjegjëse qeveritare që nuk veprojnë dhe lejojnë symbyllazi paligjshmërinë, por qindra e mijëra punonjës të kompanisë Kurum në gjithë Shqipërinë (kryesisht nga zona ime elektorale, Elbasani) që kanë vendosur të jetojnë me punë të ndershme në një kompani që ushtron aktivitet të licencuar nga shteti shqiptar.

E vërteta është krejt e kundërta e kësaj që pasqyrojnë Balluk-mediat. Ka qenë opozita dhe vetëm opozita, përfshirë edhe mediat e pa kontrolluara nga “torta Belinda” dhe mafia e mbetjeve të rrezikshme që kontrollon Portin e Durrësit, që kanë kërkuar dhe kanë bërë transparencë për transportimin e paligjshëm të mbetjeve helmuese.

I mbetem besnik reagimit tim publik të datës 21 Gusht 2024, që nëse kompania “Kurum International” ka gënjyer për të mbuluar shkeljen e ligjit prej saj, kjo duhet të shoqërohet menjëherë me masa të forta ndëshkimi nga institucionet përgjegjëse.

Sikurse i mbetem besnik qëndrimit tim publik të datës 28 Gusht 2024 që afera e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme toksike nuk mund të realizohet kurrë pa mbështetjen, mosveprimin apo symbylljen e autoriteteve shtetërore, si dhe që përgjegjësia, mosveprimi apo shkelja e ligjit nga kompani private të licencuara nga Qeveria nënkupton mosveprim dhe mungesë mbikëqyrje nga autoritetet shtetërore që kanë lejuar abuzimin e privatit.

I kuptoj Balluk-mediat kombëtare që nuk kanë dijeni për reagimet dhe qëndrimet e opozitës, dhe bëjnë lajme të rreme për heshtje të opozitës, sepse prej kohësh për interesa kriminale të lidhura me Qeverinë dhe aferat e saj, kanë vendosur të mos pasqyrojnë qëndrimet dhe reagimet e përfaqësuesve të opozitës, edhe pse janë transmetues mediatik me licencë kombëtare dhe rrjedhimisht shfrytëzojnë të drejta që konsiderohen pasuri publike.

I ripërsëris se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të perdorë të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje, duke nisur me fillimin e sesionin parlamentar me kërkesën për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, për të bërë transparencë mbi veprimet dhe mosveprimet e të gjitha institucioneve shtetërore qeveritare për rastin, si dhe zbardhjen e plotë të kësaj çështje.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme