Politika 28 August 2024, 18:59 Nga VNA

Drejtori i fushatës së Gazment Bardhit, administrator në kompaninë "Kurum"

Ndaje në Whatsapp

Kompania turke “Kurum International” që operon në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit që prej 1998 rezuton të jetë prodhuesja kryesore në Shqipëri e mijëra ton mbetjeve në vit.

Investigimet mediatike nxorrën në dritë se “Kurum” fshihet pas mbetjeve të eksportuara nga porti i Durrësit, për të cilat kompania gënjeu fillimisht, duke mohuar që të kishte lidhje me eksportin. Mbetje të cilat në vend që t’i asgjesonte sipas parametrave të sigurisë, rezultoi se ia kishte shitur kompanisë “Sokolaj”.

E ndërkohë që Kurum vijoi të gënjejë, kësaj here nuk u dëgjua zëri i opozitës, e cila zakonisht nuk lë kompani shqiptare apo të huaj pa marrë në gojë, për qëllime të politikës së ditës.

Por pse opozita nuk e përmend emrin e Kurum? Sepse interesat e saj, me sa duket janë interesat e kompanisë Kurum.

Drejtori i Shtabit Elektoral të Gazmend Bardhit në Elbasan gjatë zgjedhjeve të 2021, Lorenc Hastopalli, rezulton të jetë administrator i kompanisë “Energy Resources” ose ish “Kurum Energy”, me aktivitet prodhimin dhe tregtimin e energjisë elektrike.

Siç tregon ky ekstrakt i QKB, në vitin 2004, kompania Kurum shton objektin e aktivitetit të Shoqërisë me prodhimin, shpërndarjen, tregtimin e energjisë elektrike dhe më pas shtohet emri i ri tregtar “Kurum Energy”.

Në vitin 2014, emri tregtar nga "KURUM ENERGY SH.A" , ndryshoi në "Energy Resources", dhe administrator në 2015 emërohet Lorenc Hastopalli. Ai është riemëruar disa herë dhe së fundmi është shtuar si administrator nga data 10/11/2022 deri në 10/11/2024.

Hastopalli nuk është një emër i panjohur. Në vitin 2021, pesë ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, si drejtori i fushatës elektorale të Gazment Bardhit, Lorenc Hastopalli iu drejtua me një mesazh qytetarëve të Elbasanit, ku i ftonte të votonin masivisht për PD.

“Ne do ti fitojmë zgjedhjet në Elbasan. Garancia jonë është rinia e Elbasanit, janë burrat dhe gratë, janë familjarët, janë fermerët, që do të votojë masivisht për numrin në fletën e votimit. Shumica do të votojë për ndryshimin. Elbasani do t’u kthehet qytetarëve, të rinjve, studentëve. Do t’u kthehet elbasanllinjve si qytet i dijes, i kultures, i vlerave, i harmonisë!”, deklaronte Hastopalli.

Shih linkun e deklaratës: https://www.oranews.tv/elbasani-do-tu-kthehet-qytetareve-drejtuesi-i-fushates-se-bardhit-pd-ska-lidhje-me-blerje-votash-sajesa-te-balles

Në 2013 qeveria e Sali Berishës mori vendim për shitjen e katër hidrocentraleve kompanisë Kurum International edhe pse kjo ishte kundërshtuar fuqimisht nga ekspertët në atë kohë.

Sapo Kurum nisi aktivitetin me tregtimin e energjisë, si administrator shtohet Hastopalli, që sot është krahu i djathtë i Gazment Bardhit./Tema/

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme