Politika 28 August 2024, 21:32 Nga VNA

Skandali i mbetjeve toksike, Berisha flet për Alabarin

Ndaje në Whatsapp
Skandali i mbetjeve toksike, Berisha flet për Alabarin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e sotme gjatë protestës së radhës poshtë shtëpisë së tij, u ndal dhe te skandali i mbetjeve toksike. Për Berishën vec Ramës përgjegjës për këtë aferë ështe dhe Alabari.

“Porti i Durrësit ka qenë në shekuj një bekim i madh për shqiptarët, ka qenë porta e vërtetë e Shqipërisë drejt perëndimit, por dhe gjenerator i madh i të ardhurave, gjenerator i madh i punësimit për Durrësin. Porti në të cilin arrihej deri në 4 milionë ton mallra shkarkim dhe ngarkim në vit, tani shndërrohet në Dubain e Edi Ramës dhe të Alabarit. Po shqiptarët çfarë fitojnë? Shqiptarët paguajnë nga djersa dhe gjaku i tyre 1 miliardë euro për ndërtimin e portit të ri, sepse Edi Rama, Alabari u grabit portin mijëra vjeçar” – u shpreh Berisha.

Berisha është mjaftuar vetëm me kaq për skandalin e mbetjeve. Ndërsa qeveria justifikon përgjegjësinë e saj për monitorimin dhe vënien para përgjegjësisë të hallkave pérgjegjëse shtetërore, kryetari i opozitës amniston kompaninë Kurum e cila së fundmi ka ndërprerë kontratën dhe me 500 punonjës të saj.

Shpresa e vetme që kjo aferë të zbardhet plotësisht mbeten hetimet e Prokurorisë së Durrësit dhe OLAF-it që ndoshta do të hedhin dritë mbi të vërtetat e përgjegjësisë shtetërore që qeveria e fsheh dhe atë të KURUM që opozita e amniston.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme