Politika 28 August 2024, 20:20 Nga VNA

“Autoriteti Portual Durrës është përgjegjës”, ish zv.komandati i Forcave Detare: Dikush t’i thotë Belinda Ballukut që të marri një avokat kur flet për mbetjet toksike  

Ndaje në Whatsapp
“Autoriteti Portual Durrës është

Ministrja e Infratrukturës dhe Energjisë, njëherësh dhe zv.kryeministre Belinda Balluku në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë ka folur në lidhje me kthimin në Shqipëri të 816 tonëve mbetjeve toksike, duke ka hequr përgjegjësinë nga Porti i Durrësit, pasi sipas saj me këtë proces është marrë koncesionari i huaj.

“Autoriteti Portual i Durrësit nuk ka lidhje me këtë proces dhe janë procesuar nga koncensionarët e huaj” deklaroi sot Balluku në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Por ish zv.komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari në një postim në rrjetet sociale, shpjegon rregulloren miratuar nga Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit.

Sipas Meçollarit, Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS) dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL) dhe në Portin e Durrësit, autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës.

“Dikush duhet ti thotë Zv/KM dhe Ministres përgjegjëse për Portin e Durrësit Znj. Belinda Balluku, që të marri një avokat kur flet për mbetjet toksike që kaluan nga Porti i Durrësit.

Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës me vendimin nr. 16, datë 21 dhjetor 2021 ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit.

Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS) dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL).

Kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës (APD)” shpjegon ndër të tjera Meçollari.

Postimi i plotë:

Dikush duhet ti thotë Zv/KM dhe Ministres përgjegjëse për Portin e Durrësit Znj. Belinda Balluku, që të marri një avokat kur flet për mbetjet toksike që kaluan nga Porti i Durrësit.

Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës me vendimin nr. 16, datë 21 dhjetor 2021 ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit.

Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS) dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL).

Kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës (APD).

Kodi IMDG është në fuqi në Portin e Durrësit pasi:

1) Shqipëria me ligji nr. 9594, datë 27.07.2006, ka aderuar në Konventën MARPOL.

2) Shqipëria me ligji nr. 9213, datë 1.4.2004, ka aderuar në Konventën  SOLAS.

Detyrat e APD:

Zbatimi i legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar për transportin e mallrave të rrezikshme.

Të udhëzojë të gjithë agjentët, përdoruesit/punonjësit/strukturat përgjegjëse të portit në përpunimin e mallrave të rrezikshme.

Dokumentimi i të gjithë procesit të ngarkesave të rrezikshme.

Pajisja e të gjithë punonjësve që merren me mallra të rrezikshme dhe pajisje sigurie ku kërkohet trajnim për përdorimin e tyre.

Klasifikimi i substancave (NGARKESAVE TE RREZIKSHME) sipas kodit IMDG (International Maritime Dangerous Goods Code)

Klasa 1 –  Materialet dhe substancat shpërthyese.

Klasa 2 –  Gazet e presuara dhe gazet e lengshme  nën presion.

Klasa 3 –  Materialet e lëngëshme me rrezikshmeri të lartë ndezje.

Klasa 4 – Materialet solide të ndezëshme, materiale dhe substanca që  ndizen në mënyrë spontane ose me prekjen me të lehtë.

Klasa 5   – Materialet hidrokarbure dhe piroksidet organike.

Klasa 6    – Materialet toksike dhe ato infektuese.

Klasa 7 –    Materialet  radioaktive.

Klasa 8 –    Materialet  korrozive.

Klasa 9 – Materialet e rrezikshme që, nga përvoja, përdorimi  e karakteri i tyre, mund të paraqesin rrezikshmëri për mjedisin dhe qëniet e gjalla.

Më poshtë një brifing inmbajtur nga APD mbi zbatimin e Kodot IMGD.

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme