Bota 27 December 2024, 23:34 Nga VNA

Shtëpia e Bardhë: Ka indikacione se avioni i ‘Azerbajxhani Airlines’ është rrëzuar nga sistem mbrojtës ajror rus

Ndaje në Whatsapp
Shtëpia e Bardhë: Ka indikacione se avioni i ‘Azerbajxhani

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se indikacionet e para “tregojnë për mundësinë” që avioni i Azerbajxhani Airlines të jetë rrëzuar nga një sistem mbrojtës ajror rus.

Kjo mundësi është ngritur gjithashtu nga ekspertët që kanë folur me agjencinë e lajmeve Reuters.

Shtëpia e Bardhë tha se ka ofruar ndihmë në hetimin e aksidentit, shkruan SkyNews.

Azerbajxhani Airlines ka pezulluar një mori fluturimesh drejt qyteteve ruse ndërsa hetimet e para thonë se përplasja ishte shkaktuar nga “ndërhyrje e jashtme fizike dhe teknike”.

Disa burime të njohura me hetimin kanë thënë se avioni është rrëzuar gabimisht nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.

Kujtojmë që 38 persona kanë ndërruar jetë në rrëzimin e avionit në Aktau të Kazakistanit.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme