Bota 27 December 2024, 16:15 Nga VNA

Sonda e NASA-s dërgon sinjal pas misionit afër Diellit

Ndaje në Whatsapp
Sonda e NASA-s dërgon sinjal pas misionit afër Diellit

Agjencia hapësinore e Shteteve të Bashkuara (NASA) tha se sonda e saj diellore, Parker, është “e sigurt” dhe po operon normalisht në afrimin më të afërt me Diellin të bërë nga ndonjë objekt i ndërtuar nga njeriu. Anija kozmike kaloi vetëm 6.1 milionë kilometra nga sipërfaqja diellore më 24 dhjetor, duke fluturuar në atmosferën e jashtme të Diellit, të quajtur korona, në misionin që synon të ndihmojë shkencëtarët që të mësojnë më shumë për yllin më të afërt me Tokën. Agjencia tha se ekipi i operacioneve në Laboratorin për Fizikë të Aplikuar të Johns Hopkins ka pranuar një sinjal nga sonda pak para mesnatës të enjten. nija kozmike pritet të dërgojë të dhëna të detajuara telemetrike për gjendjen e saj më 1 janar, shtoi NASA. Duke lëvizur me një shpejtësi prej 692.000 kilometra në orë, anija kozmike duroi temperatura deri në 982 gradë Celsius, sipas ueb-faqes së NASA-s. “Në studimin nga afër të Diellit sondës Parker i mundësohet të bëjë matje që do të ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë se si materiali në këtë rajon nxehet në miliona gradë, të gjurmojnë origjinën e era diellore [një rrjedhje e vazhdueshme e materialit që ikën nga Dielli] dhe të zbulojnë se si grimcat energjetike përshpejtohen në shpejtësi pothuajse të dritës”, shtoi NASA. Sonda Parker u lansua më 2018 dhe gradualisht po rrotullohet më afër Diellit, duke përdorur rrotullimet e Venerës për t’u tërhequr në mënyrë gravitacionale në një orbitë më të ngushtë me Diellin.

REL

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme