Bota 26 December 2024, 18:51 Nga VNA

Rrëzimi i avionit me qindra pasagjerë në Azerbajxhan, dyshohet se është goditur nga sistemet ruse të mbrojtjes

Ndaje në Whatsapp
Rrëzimi i avionit me qindra pasagjerë në Azerbajxhan, dyshohet se

Burime të qeverisë së Azerbajxhanit kanë konfirmuar për mediat e huaja se një raketë ruse shkaktoi rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit Airlines në Aktau të mërkurën.

Sipas burimeve, raketa u hodh në drejtim të avionit gjatë aktivitetit të droneve ajrore mbi Grozny. Burime qeveritare i thanë Euronews.com se avioni i dëmtuar nuk u lejua nga autoritetet ruse të ulej në asnjë aeroport rus, pavarësisht kërkesave të pilotëve për të bërë një ulje emergjente.

Ata mësohet se u urdhëruan të fluturonin përtej Detit Kaspik për në Aktau në Kazakistan, në mënyrë që të përplasej në det dhe gjurmët të humbisnin.

Sipas dëshmive, sistemet e navigimit GPS të avionit ishin bllokuar gjatë gjithë rrugës mbi det.

Ndërkohë, burime për Reuters thonë se avioni u rrëzua nga një sistem rus i mbrojtjes ajrore. Sipas tyre, rezultatet paraprake treguan se avioni ishte goditur nga një sistem rus i mbrojtjes ajrore Pantsir-S.

“Askush nuk pretendon se është bërë me qëllim”, tha burimi. “Megjithatë, duke marrë parasysh faktet e vërtetuara, Baku pret që pala ruse të rrëfejë rrëzimin e avionit azerbajxhanas”.

Ka pasur edhe spekulime në mediat ruse se avioni mund të ishte rrëzuar nga mbrojtjet ajrore ruse, të cilat e ngatërruan atë me një dron ukrainas.

Kanali Telegram Fighterbomber, i cili besohet se drejtohet nga Ilya Tumanov, një kapiten në ushtrinë ruse, publikoi një klip që dukej se tregonte vrima në rrënojat e avionit, të cilat disa sugjeruan se i ngjanin llojit të dëmit të shkaktuar nga granata ose një shpërthim.

Eksperti kazak i aviacionit Serik Mukhtybayev tha për gazetën Orda se ishte “pothuajse e pamundur” që avoni të ishte rrëzuar pas një përplasjeje më një tufë zogjsh, duke pasur parasysh lartësinë në të cilën avioni po fluturonte kur hasi telashe. Ai vuri në dukje ndikimin e jashtëm si një shkak të mundshëm, duke pasur parasysh dhe shenjat në kabinë.

Në total, 38 pasagjerë u vranë dhe 29 të tjerë u shpëtuan kur avioni u rrëzua pranë qytetit Aktau, Kazakistan.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme