Bota 25 December 2024, 14:10 Nga VNA

Avion pasagjerësh rrëzohet në Kazakistan, 25 të mbijetuar mes 72 personave në bord

Ndaje në Whatsapp
Avion pasagjerësh rrëzohet në Kazakistan, 25 të mbijetuar

Një avion pasagjerësh i kompanisë “Azerbaijan Airlines” (AZAL) me 72 persona në bord, përfshirë 67 pasagjerë dhe 5 anëtarë ekuipazhi, është rrëzuar sot pranë qytetit Aktau në Kazakistan.

Sipas Ministrisë së Emergjencave të Kazakistanit, nga aksidenti tragjik kanë mbijetuar 25 persona, prej të cilëve 22 janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Raportohet se gjendja e disa prej tyre është kritike.

Avioni ishte nisur nga Baku me destinacion Grozny-n në Çeçeni, por për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe mjegullës së dendur, fluturimi u devijua fillimisht drejt qytetit Makhachkala në Dagestan të Rusisë. Fatkeqësisht, gjatë uljes emergjente, avioni është përplasur me një tufë zogjsh, duke shkaktuar rrëzimin fatal.

Shërbimet e emergjencës janë ende në vendngjarje duke punuar për të shuar zjarrin dhe për të nxjerrë të mbijetuarit. Ministrja e Shëndetësisë e Kazakistanit, Akmaral Alnazarova, ka deklaruar se janë marrë masa urgjente për trajtimin e të plagosurve.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme