Bota 25 December 2024, 18:57 Nga VNA

Elon Musk: Mos dhuroni asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Ndaje në Whatsapp
Elon Musk: Mos dhuroni asnjë qindarkë për Wikipedia-n,

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar atë se e ka lënë veten të keqpërdoret si një platformë “e kontrolluar nga aktivistët e së majtës ekstreme”.

Kjo nuk është hera e parë që themeluesi i Tesla dhe SpaceX ka sulmuar Wikipedia-n duke e akuzuar për drejtimin e narrativave të majta.

Musk, i cili është gjithashtu një mbështetës i fortë i kandidatit republikan për president dhe ish-presidentit amerikan, Donal Trump, në postimin në X tha: “Wikipedia kontrollohet nga aktivistët e së majtës ekstreme. Njerëzit duhet të ndalojnë së dhuruari për ta.”

Ai e quajti Wikipedia-n, “Wokepedia”, derisa “të rivendosë ekuilibrin në redakimet e postimeve të saj".

Sipas të dhënave nga platforma e marketingut dixhital Semrush, në nëntor 2024 Wikipedia ishte faqja e katërt më e vizituar në botë, me trafik mujor prej rreth 6.7 miliardë vizitash.

Popullariteti i Wikipedia-s, i kombinuar me faktin që ofron informacione për figura dhe ngjarje të njohura politike, e bëjnë atë shumë me ndikim.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme