Bota 27 December 2024, 22:48 Nga VNA

Izraeli fillon sulmet ndaj Hezbollahut në Liban: Nuk duhet ta lejojmë të ngrejë kokë

Ndaje në Whatsapp
Izraeli fillon sulmet ndaj Hezbollahut në Liban: Nuk duhet ta lejojmë

Hezbollahu “po përpiqet të ngrejë kokën dhe të testojë se sa rreptësisht po zbatojmë marrëveshjen” për armëpushimin në Liban. Kështu ka deklaruar Komandanti i Forcave Ajrore izraelite, Tomer Bar, në një prononcim për mediat izraelite.

“Këtë mëngjes goditëm shtatë pika kalimesh përgjatë kufirit midis Sirisë dhe Libanit. Kuptuam se ata po përpiqeshin të na testonin dhe të kontrabandonin armët edhe një herë. Kjo nuk duhet toleruar”, deklaroi Tomer Bar, Komandant i Forcave Ajrore izraelite.

Po ashtu, trupat izraelite konfiskuan një kamion e cila ishte e pajisur me raketa dhe mbante 40 fuçi në Libanin jugor, pjesë e një ngarkese nga zona të ndryshme që përfshinin eksplozivë, granatahedhës me raketa dhe pushkë automatike AK-47, tha ushtria izraelite.

Sakaq, forcat izraelite bastisën të premten Spitalin Kamal Adwan, një nga tre objektet mjekësore në skajin verior të Gazës, duke urdhëruar dhjetëra pacientë dhe qindra të tjerë të evakuohen dhe duke lënë një pjesë të vendit të shkatërruar, thanë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, në Gaza.

Autoritetet e Palestinës bëjnë me dije se sulmet izraelite në Gaza vranë të paktën 25 civilë, përfshirë 15 persona në një shtëpi të vetme në qytetin e Gazës, thanë mjekët dhe shërbimi i urgjencës civile.

Ushtria izraelite në reagimin e saj tha se ishte përpjekur të kufizonte dëmtimin e civilëve dhe kishte "lehtësuar evakuimin e sigurt të civilëve, pacientëve dhe personelit mjekësor përpara operacionit", por nuk dha detaje.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme