Kronika 24 February 2025, 12:51 Nga VNA

Shfrytëzonin të miturën për prostitucion, arrestohen dy shtetase në Sarandë

Ndaje në Whatsapp
Shfrytëzonin të miturën për prostitucion, arrestohen dy

Policia ka arrestuar dy shtetase banuese në Sarandë, pasi shfrytëzonin një vajzë të mitur për prostitucion. Në kuadër të operacionit “Silent Watch”, janë sekuestruar edhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga veprimtaria e paligjshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë/Finalizohet pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Silent Watch”.

Vihen në pranga 2 shtetase që shfrytëzonin një shtetase të mitur, për prostitucion.

Sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 2 muajve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u finalizua operacioni policor i koduar “Silent Ëatch”.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme