Kronika 23 February 2025, 17:20 Nga VNA

Arben Isufaj, nga kërkimi për krime te fondet e BE-së: Si përfitoi 292 milionë lekë nga IPARD?

Ndaje në Whatsapp
Arben Isufaj, nga kërkimi për krime te fondet e BE-së: Si

Arben Isufaj, i njohur si Ben Qimja, personazh me shumë dritëhije në botën e krimit, aktualisht i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe kanosje të gjyqtarit, rezulton se ndër vite ka shtrirë tentakulat në administratë dhe ka fituar tendera apo grante.

Sipas dokumenteve zyrtare, ai është fitues i fondeve të IPARD për të investuar në një fermë bujqësore në Radostinë, Dërmenas të Fierit. Isufaj, edhe pse i akuzuar për krime të rënda dhe i dënuar nga autoritetet italiane për trafik droge, ka mundur të përfitojë nga fondet e BE-së për bujqësinë. Konkretisht, ai është mbështetur me 292 milionë lekë për ngritjen e fermës.

Mjafton kaq për të treguar sesi është abuzuar me grantet për bujqësinë dhe sesi këto grante kanë përfunduar në duart e njerëzve të lidhur me krimin apo të përfshirë direkt në krim, sikurse është rasti i Arben Isufaj. Aktualisht, hetimet për fondet e IPARD po zhvillohen nga Prokuroria e Posaçme, e cila, krahas dyshimeve për abuzime, duhet të hetojë edhe mënyrën sesi njerëz të krimit shtrinë duart e tyre dhe përfituan nga këto grante.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme