Kronika 23 February 2025, 14:56 Nga VNA

Paraburgim deri në 30 ditë për ish-kryetaren e Nishit dhe bashkëpunëtorët

Ndaje në Whatsapp
Paraburgim deri në 30 ditë për ish-kryetaren e Nishit dhe

Gjykata e Lartë në Nish ka caktuar deri në 30 ditë paraburgim për ish-kryetaren e Nishit dhe bashkëpunëtorët e saj të dyshuar për keqpërdorim.

Atyre u është caktuar masa e paraburgimit për të parandaluar ndikimin e tyre te dëshmitarët dhe për shkak se mënyra e kryerjes dhe ashpërsia e pasojave të veprës penale kanë sjellë shqetësim publik që mund të rrezikojë mbarëvajtjen e procedurës penale.

Me vendim jo të formës së prerë të Gjykatës së Lartë në Nish është caktuar 30 ditë paraburgim.

“Paraburgimi është caktuar për shkak se ekzistojnë rrethana që tregojnë se të pandehurit duke mbetur në liri kanë mundur të ndikojnë te dëshmitarët dhe në këtë mënyrë të pengojnë mbarëvajtjen e procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Ish-kryetarja e Nishit Dragana Sotirovski është ndaluar në pikën kufitare të Preshevës. Përveç ish-kryetares, policia serbe ka ndaluar edhe katër persona të tjerë.

Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës, e cila u mundësoi kompanive të caktuara të përfitojnë pronë të kundërligjshme në periudhën nga viti 2022 deri në vitin 2024./TRT Balkan Albanian

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme