Kronika 21 February 2025, 16:00 Nga VNA

Atentati ndaj Lulzim Kullës që ndezi luftën Lici-Bajri, dhjetra të vrarë. Nga kumbar në armiq të përbetuar. Pranga të fortit të Dobraçit, Safet Bajri...

Ndaje në Whatsapp
Atentati ndaj Lulzim Kullës që ndezi luftën Lici-Bajri, dhjetra

Mëngjesin e 10 gushtit 2018 Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit, doli nga shtëpia e tij dhe u ul në një lokal në lagjen Kiras. Një lagje që kontrollohet nga fisi Lici.

Ora shënonte 07:30 kur teksa 53-vjecari po konsumonte kafe me dy të njohur të tij, pranë tyre afrohet një automjet tip Benz. Prej këtij automjeti del një person i armatosur dhe derdh një breshëri plumbash mbi Fatbardh Licin duke e lënë të vrarë.

Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit, i njohur si Tata dhe xhaxhai i Ibrahim Licit, njeriut më të kërkuar për momentin nga policia, ishte i skeduar për vrasjen e Astrit Kurmemës në 2011.

Dyshimet në atë kohë ranë mbi Kurmemët, por shpejt rrjedha e hetimeve ndryshoi.

Policia e Shtetit arriti në atë kohë të zbulonte se një luftë e ashpër kishte nisur mes fisit Lici e Bajri.

E lufta kishte si zanafillë tentativën për të ekzekutuar me eksploziv Lulzim Kullën, dhëndërrin e familjes Lici, ngjarje që tronditi Shkodrën me 13 janar 2018.

Kulla mbeti i plagosur bashkë me 8 persona të tjerë.

Burimet thonë se Bajrat shkuan në familjen e Mustafa Licit dhe bënë be’ sipas Kanunit. Madje dy familjet u bënë kumbar. Por fill më pas ndodhi dhe vrasja e Fatbardh Licit.

Që nga kjo ngjarje, janë regjistruar një sërë atentash mafioze me shumë të vrarë e të zhdukur pa gjurmë.

Dyshimet binin sa te grupi Lici e sa te grupi Bajri.

Por, sot në mesditë, është mësuar se ato që thuheshin nën zë janë bërë zyrtare. Safet Bajri u arrestua me urdhër të SPAK në shtëpinë e tij në Dobrac. Ai akuzohet se bashkë me kushëririn e tij, Behar Bajri e krahun e tij të djathtë ka ekzekutuar Fatbardh Licin. Akuza është zyrtare. Asmer Bilalit ndërkohë i janë vrarë babain e xhaxhai, kur ndodhej në burg në kuadër të operacionit OAZ kur u godit bashkë me grupin Bajri.

Bajrat akuzohen po ashtu edhe për masakrën e Dobracit, ku u ekzekutuan Hamza Lici e Arlind Bushati si dhe u aksidentuan me vdekje Flutura e Bashkim Basha. Për masakrën po hetohen dhe Izmir Sakica e Samuel Troshani lidhje e Bajrave.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme