Kronika 21 February 2025, 14:31 Nga VNA

SPAK prezanton strategjinë për parandalimin e krimeve zgjedhore

Ndaje në Whatsapp
SPAK prezanton strategjinë për parandalimin e krimeve zgjedhore

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, prezantoi sot strategjinë për hetimin dhe parandalimin e krimeve elektorale, në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile. Strategjia vjen në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025 dhe synon të garantojë integritetin e procesit zgjedhor.

Gjatë fjalës së tij, Dumani theksoi se hetimet do të kryhen në përputhje me ligjin dhe pa ndikime politike. Ai nënvizoi se zgjatja e hetimeve pas zgjedhjeve krijon mosbesim tek publiku, ndaj SPAK ka reflektuar mbi këtë shqetësim duke miratuar një strategji të qartë dhe publike.

“Kemi bashkëpunim të mirë me zyrën e prokurorit të përgjithshëm për krimin zgjedhor dhe kemi përcaktuar mënyrën konkrete të trajtimit të rasteve sipas kompetencave. Strategjia jonë ka reflektuar shqetësimet e organizatave ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile, duke përfshirë edhe masa konkrete për hetimin në kohë reale të krimeve zgjedhore,” deklaroi Dumani.

Strategjia e SPAK është publike dhe e aksesueshme nga kushdo, ndërsa synon të forcojë transparencën dhe besimin në procesin zgjedhor.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme