Kronika 21 February 2025, 12:17 Nga VNA

Shtyhet seanca për inceneratorin e Tiranës, SPAK kërkon dënime me burg

Ndaje në Whatsapp
Shtyhet seanca për inceneratorin e Tiranës, SPAK kërkon

Seanca gjyqësore për çështjen e inceneratorit të Tiranës është shtyrë për më 4 mars, në orën 13:30, për shkak të mungesës së avokatit të Jetmir Llapajt, i cili nuk mund të merrte pjesë për shkak të një angazhimi në një seancë tjetër.

Në këtë seancë pritej të dëgjoheshin konkluzionet e mbrojtjes për të pandehurit, të akuzuar për përfshirje në veprimtari kriminale lidhur me inceneratorin. SPAK ka kërkuar dënime me burg për të gjithë të akuzuarit, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka, i cili po gjykohet me gjykim të shkurtuar.

Pretenca

Erjon Murataj: 4 vite burg, 2.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Bledar Karoli: 4 vite burg, 2.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Taulant Tusha: 4 vite burg, 2.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Namik Simixhiu: 4 vite burg, 2.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Valbona Ballgjini: 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sidita Kopliku: 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Jetmir Llapaj: 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Gjithashtu, kujtojmë se për çështjen e inceneratorit të Fierit, ish-ministri Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi është zbritur në 6.8 vite. Po ashtu, për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, ai është dënuar me 10 vite burg dhe gjithashtu do të vuajë 6.8 vite dënim pas hekurave për këtë çështje.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme