Kronika 20 February 2025, 19:31 Nga VNA

Pjesë të trafikut të drogës në disa vende të BE, GJKKO dënon 4 anëtarët e grupit me 32 vite burg në total

Ndaje në Whatsapp
Pjesë të trafikut të drogës në disa vende të BE,

Gjykata e Posaçme, GJKKO ka dënuar me 32 vite në total, 4 anëtarë të një grupi kriminal që akuzohen për trafikim të narkotikëve në disa vende të Bashkimit Europian.

Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO, të dënuarit janë: Klajdi Dervishi alias Klajdi Pelinku, alias Bruno Pavoti, me 8 vite burg, Arteid Musallari 8 vite burg, Eltion Dani dënohet me 8 vite burg, Nikolin Noku alias Nikolin Martini, alias Nike/Nik Martini dënohet me 8 vite burg.

GJKKO thotë se ky grup trafikonte lëndë narkotike deri në vendet Skandinave dhe më pas fitimet e aktivitetit transportoheshin me linja autobusësh drejt Shqipërisë, për t’u pastruar në investime brenda vendit.

Dosja ndaj tyre ishte dërguar për proces prej shtatorit të vitit të kaluar.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme