Kronika 20 February 2025, 13:56 Nga VNA

GJKKO vijon procesin për dosjen “Plumbi i Artë”, Dumani zbardh detaje të reja

Ndaje në Whatsapp
GJKKO vijon procesin për dosjen “Plumbi i Artë”, Dumani

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vijuar procesi gjyqësor për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”, ku ndër të pandehurit kryesorë është Nuredin Dumani. I penduari i drejtësisë ka dhënë dëshmi të reja mbi aktivitetin kriminal të grupit, duke treguar se si është njohur me Gentian Sharrën dhe rolin e tij në disa prej grabitjeve dhe vjedhjeve të kryera.

Emri i Gentian Sharrës doli për herë të parë në skenë gjatë hetimeve për grabitjen e Rinasit, pasi rezultoi se ai ishte pronari i servisit ku ishte modifikuar furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, i përdorur nga autorët për të realizuar grabitjen.

Sipas dëshmisë së Dumanit, Sharra ka pasur një rol kyç në disa prej veprimeve kriminale, duke përfshirë edhe vjedhjen e makinave dhe organizimin e grabitjeve në Elbasan. Dumani ka rrëfyer se Sharrën e ka njohur përmes Talo Çelës dhe se ata kanë bashkëpunuar në disa raste.

“Gentian Sharrën e njoh në 2010. E njoh nëpërmjet Talo Çelës, kishte një lokal në Bradashesh dhe një servis. Sharra blinte makina të vjedhura, kam shkuar dhe vetë ose me njerëz të tjerë duke çuar aty makina të vjedhura. Përveç kësaj kemi bërë edhe grabitje bashkë…”, ka deklaruar Dumani, duke treguar se një nga grabitjet kryesore që ata kanë realizuar ishte ajo e një argjendarie në Elbasan.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet mbi një seri veprash të rënda penale, ku Dumani ka pranuar përfshirjen e tij dhe ka dhënë detaje mbi porositë për ekzekutime me pagesa deri në 200 mijë euro. Në cilësinë e të penduarit të drejtësisë, ai ka zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera, duke ndihmuar autoritetet në zbardhjen e një prej dosjeve më të mëdha kriminale të dekadës së fundit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme