Kronika 20 February 2025, 11:04 Nga VNA

Vrasja tek "Kodra e Diellit"/Ekstradohet nga Gjermania Vladimir Kola

Ndaje në Whatsapp
Vrasja tek "Kodra e Diellit"/Ekstradohet nga Gjermania Vladimir Kola

Vladimir Kola, 42 vjeç, i akuzuar për vrasjen e Briken Sanajt te Kodra e Diellit në vitin 2022, është ekstraduar nga Gjermania. Gjykata ka vendosur për të masën e sigurisë “arrest me burg”.

Interpol Tirana

I akuzuar për vrasje me paramendim, në vitin 2022, ekstradohet nga Gjermania, 42-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

42-vjeçari u arrestua në Gjermani, në muajin prill 2024, gjatë operacionit të koduar “Versus”, i finalizuar si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe homologëve gjermanë.

Në kuadër të bashkëpunimit të Interpol Tiranës, me Interpol Wiesbaden, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, shtetasi:

V. K. alias V. K., 42 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 23.11.2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Ky shtetas dyshohet se më datë 30.10.2022, në kompleksin "Kodra e Diellit", në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin B. S.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme