Kronika 19 February 2025, 18:35 Nga VNA

Plagoset me armë kushëriri i kryetarit të bashkisë së Kukësit

Ndaje në Whatsapp
Plagoset me armë kushëriri i kryetarit të bashkisë së

Sherri mes dy personave në qytetin e Kukësit ka përfunduar në përdorim armësh. I plagosuri është identifikuar 29-vjeçari Elvis Halilaj, kushëriri i Kryetarit të Bashkisë së Kukësi Albert Halilaj.

I riu dyshohet të jetë plagosur nga një shtetas me detyrë Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Kukës. Sherri mes tyre ka nisur në vendin e quajtur “Sheshi i Agjensisë Bicaj”, ku Halilaj e ka goditur me grushte autorin e dyshuar.

Pas përplasjes fizike Elvis Halilaj është larguar në drejtim të fshatit të tij, por është ndjekur nga autori dhe kur ka ndaluar pranë banesës makina e Halilajt, autori e ka qëlluar një herë më armë zjarri.

Deri në këto momente autori akoma nuk është arrestuar, edhe pse policia deklaron se ka bërë të mundur identifikimin e tij.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme