Kronika 19 February 2025, 10:05 Nga VNA

Kthimi i celularit/ Gjykata e posaçme e apelit shqyrton kërkesën e Ajola Xoxës

Ndaje në Whatsapp
Kthimi i celularit/ Gjykata e posaçme e apelit shqyrton

Ajola Xoxa vazhdon betejën me drejtësinë. Sot në gjykatën e Posacme të Apelit do të shqyrtohet kërkesa e saj për kthimin e celularit të saj që sekuestrua gjatë kontrollit të BKH-së me datë 6 dhjetor 2024. Po ashtu shoqëria Partners Law kërkon rrëzimin e sekuestros dhe kthimin pas të shumës së parave por edhe  dokumentave të sekuestruara.

Ajola Xoxa dhe bashkëshorti i saj Erjon Veliaj kryetar i Bashkisë së Tiranës po hetohen nga SPAK nën dyshimet për korrupsion e pastrim parash. Veliaj mbahet në paraburgim për shkak se ndaj tij është caktuar masa e arrestit me burg, ndërsa Xoxa është nën masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme