Kronika 19 February 2025, 11:00 Nga VNA

Gjyqtarja Iliriana Olldashi paraqet raport, çështja e Ajola Xoxës kalon për gjykim te Engert Pëllumbi

Ndaje në Whatsapp
Gjyqtarja Iliriana Olldashi paraqet raport, çështja e Ajola

Ndryshon gjyqtarja paraprake e cështjes së Erjon Veliajt dhe Ajola Xoxës. Ilirjana Olldashi ka paraqitur raport për paaftësi të përkohshme ne punë dhe është zëvendësuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Ky i fundit do të shqyrtojë ankimet e Ajola Xoxës per kthimin e celularit dhe sendeve e parave të gjetura dhe sekuestruara pranë studios ligjore Partners Laë.

 

Njoftimi

Duke qenë se, gjyqtare Iliriana Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’, çështja nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X.,  Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, sipas disponimit nr. 01 Prot., datë 06.01.2025 të Zëvendëskryetarit të gjykatës “Lista vjetore e miratuar që përcakton gjyqtarët për gjykimet e rasteve urgjente”, i kaloi per gjykim trupit gjykues monokratik pasardhës, gjyqtarit Engert Pëllumbi.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme