Kronika 19 February 2025, 13:10 Nga VNA

Shifrat e paraburgimit në Shqipëri – Rama flet për 61%, SPAK thotë se vetëm 9.7% lidhen me të

Ndaje në Whatsapp
Shifrat e paraburgimit në Shqipëri – Rama flet për 61%,

Kryeministri Edi Rama dhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) kanë dhënë shifra të ndryshme mbi përqindjen e të paraburgosurve në Shqipëri.

Gjatë një deklarate publike, Rama tha se në Bashkimin Europian përqindja e personave në paraburgim është 24%, ndërsa në Shqipëri kjo shifër arrin në 61%. Ai shtoi se, edhe pse SPAK nuk është faktori kryesor, ka gjithsesi një rol në këtë situatë.

Ndërkohë, SPAK, duke iu referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sqaroi se numri total i personave në paraburgim në vitin 2024 është 2791. Nga këta, vetëm 270 persona, ose rreth 9.7%, janë në paraburgim si pjesë e hetimeve të SPAK.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme