Kronika 19 February 2025, 12:21 Nga VNA

Bilanci i SPAK për vitin 2024: Në paraburgim 270 persona të hetuar

Ndaje në Whatsapp

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka publikuar bilancin e punës për vitin 2024, duke raportuar se ka marrë nën hetim 629 persona. Sipas të dhënave, 246 prej tyre janë vendosur në “arrest me burg”, ndërsa po aq persona janë hetuar në gjendje të lirë. Nga një total prej 2791 personash, 270 ndodhen në paraburgim, që përbën rreth 9.7% të të hetuarve nga SPAK.

Njoftimi i plotë i SPAK: Gjatë vitit 2024, Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime ndaj 629 personave. Prej tyre, vetëm 236 persona ose 37.5% janë hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. 246 persona ose 39.1% janë hetuar në gjendje të lirë. 147 persona ose 23.4 % të hetuar me masa të tjera sigurimi. Raporti i të paraburgosurve: Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, numri total i personave në paraburgim është 2791 për vitin 2024. Nga totali prej 2791, numri i personave në paraburgim të hetuar nga SPAK është 270 persona ose 9.7%.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme