Kronika 21 February 2025, 13:54 Nga VNA

Ekskluzive/ Arrestohet Safet Bajri

Ndaje në Whatsapp
Ekskluzive/ Arrestohet Safet Bajri

Safet Bajri është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Forcat speciale te RENEA-s po e trasportojnë për në Tiranë.

Safet Bajri akuzohet per vrasje të kryer në 2018 dhe grup të strukturuar kriminal.

Safet Bajri akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018. SPAK ka firmosur urdhër arrest edhe për krahun e tij të djathtë Asmer Bilali, i cili ndodhet në paraburgimin e Recit dhe Behar Bajri i arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza.

Fatbardh Lici, është vëllai i Mustafa Licit dhe njëherazi xhaxhai i Ibrahim Licit.

Bajrat dhe Licet janë në përplasje të forta me njëri-tjetrin.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme