Kronika 21 February 2025, 18:36 Nga VNA

Si u fut në kurth Safet Bajri nga SPAK dhe policia

Ndaje në Whatsapp
Si u fut në kurth Safet Bajri nga SPAK dhe policia

Kur BKH e ftoi Safet Bajrin për t’u paraqitur dhe dhënë shpjegime, si dhe për të dorëzuar ADN-në, ai vendosi të përgjigjej pozitivisht. 3 ditë më parë ai foli serbes serbes me grida Dumën në TCH duke përshëndetur punën e bërë nga policia. Madje Safet Bajri u shfaq në intervistë i bezdisur nga mediat që nuk e linin rehat.

Me gjasë, sot i mikluar dhe nga dashamirësia e Gridës dhe televizionit kombëtar TCH, Safet Bajri ishte i bindur se ndaj tij nuk kishte urdhër arresti. “Nuk vij dot në Tiranë. S’kam makinë të blinduar,” u tha policëve.

“Dakord,” – i thanë – “vijmë ne në Shkodër.”

Dhe Safet Bajri u bind. Ndoshta nuk i është dashur as të këshillohet me avokatët e tij në media dhe politikë. Këta të fundit gjithsesi kanë qenë të bindur se Safet Bajri nuk do të arrestohej. Fundja, një qytetar model i shfaqur në prime time në TCH nuk mund të jetë krimineli që akuzohet për vrasje. Kështu të paktën mund të justifikohen ata që i dhanë hapësirë Bajrit të pastronte figurën e tij live në TV. Por ja që nuk paska qenë kaq e thjeshtë dhe kaq idilike historia sa pretendonin Grida dhe të ftuarit e saj

Sot së bashku me avokatin Sokol Tahiraj, Safet Bajraj shkoi në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës. Po i prisni  te dera. Policia po vononte. Avokati i telefonoi dhe i bëri me dije se ndodheshin te drejtoria. “Gati, mbërritëm,” – iu përgjigj policia. Nuk vonoi.

RENEA e rrethoi dhe i vuri prangat. Forcat ishin të armatosura deri në dhëmbë. “Ka urdhër arresti,” iu tha Safet Bajrit. Dhe nën masa të rrepta sigurie u soll në Tiranë. Aty iu komunikua akuza për vrasjen e Fatbardh Licit në gusht 2018.

Sipas SPAK, Bajri, bashkë me kushëririn e tij Behar Bajri dhe Asmer Bilalin, e kryen vrasjen e xhaxhait të Ibrahim Licit, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e mikut të tyre, Boran Bërçana.

Ish-polici u vra më 15 korrik 2018, bashkë me partneren e tij, Silvi Ndoci.

Tashmë Safet Bajri i ka hesapet e hapura me drejtësinë ku nuk bëhet fjalë për akuza qesharake por për dosje që rëndojnë mbi të. Fakti që u bë popullor në një program në TCH ndoshta mund ta ndihmojë Bajrin të komentohet pozitivisht për buzëqeshjen qe i dhuroi kamerave live me pranga në duar. E sigurt është se nuk do ketë më mundësi të hyjë live me Grida Dumën në TCH, por ndoshta një letër live ajo dhe mund t’ja lexojë në emisionin e saj. Ku të burgosurit e muajve të fundit duket se po gjejnë strehën e duhur të ngushëllimit, por jo të pafajësisë.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme