Kronika 22 February 2025, 21:46 Nga VNA

Dhunohet brutalisht kreu Operatorëve Turistikë të Sarandës, Arben Çipa

Ndaje në Whatsapp
Dhunohet brutalisht kreu Operatorëve Turistikë të Sarandës,

Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Sarandës, Arben Çipa, është dhunuar brutalisht nga dy persona. Në videon e bërë nga vet ai, biznesmeni shihet i gjakosur në fytyrë dhe thotë se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të drekës, ishte në rrugë duke u drejtuar për në punën e tij.

Sipas tij, dy personat që e sulmuan kishin të bëjnë me një projekt biznesi, për të cilin kishte pasur kundërshti.

“Është ora 16:10, duke shkuar në punën time. Në Rëmbec, në rrugë e sipër një person me emrin Dio, i cili është administrator i “For Elements”, më ka prerë rrugën bashkë me një person tjetër të shoqëruar. Dhe duke diskutuar për një çështje që ai është bërë pengesë në një projekt timin, ata kanë dalë dhe kanë filluar me fyerje. Unë padyshim nuk i kam pranuar, edhe ata kanë shfrytëzuar momentin dhe brenda në makinën time, të dy personat më janë vërsulur me grushta me gurë, e tjera, shfrytëzuan momentin që u ndodha në makinë. Kam tentuar të mbrohem, por e pamundur në atë moment dhe kanë arritur në një moment që më kanë krijuar një situatë të tillë në krejt trupin tim. Kjo video është për ta patur si provë edhe ajo çka përshkroj, por edhe ajo çka ka ndodhur” – është shprehur Çipa.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme