Kronika 22 February 2025, 11:01 Nga VNA

Safet Bajri dhe dy të tjerë, nesër para GJKKO. Kampionin e ADN-së ia marrin javën tjetër

Ndaje në Whatsapp
Safet Bajri dhe dy të tjerë, nesër para GJKKO. Kampionin e

Safet Bajri, i njohur si "i forti" i Dobraçit dhe i akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018, pritet të përballet nesër me Gjykatën e Posaçme. Edhe pse ai mohon akuzat, SPAK pretendon se disponon prova që e implikojnë në këtë krim.

Para gjykatës për masë sigurie do të dalin gjithashtu Behar Bajri dhe Asmer Bilali. Sipas SPAK, të tre të pandehurit kanë ekzekutuar Liçin në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e mikut të tyre, Boran Bërçana, dhe partneres së tij, Silvi Ndoci.

Grupi kriminal Liçi është në konflikt me grupin Bajri, dhe për shtatë vitet e fundit, ky përplasje ka shkaktuar dhjetëra viktima.

Ndërkohë, javën e ardhshme, Safet Bajrit do t’i merret profili i ADN-së për ta krahasuar me një profil të zbuluar në një nga vendngjarjet e hetuara.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme