Kronika 23 February 2025, 16:41 Nga VNA

Operacion masiv antidrogë në Kavajë, 13 të arrestuar dhe qindra doza droge të sekuestruara

Ndaje në Whatsapp
Operacion masiv antidrogë në Kavajë, 13 të arrestuar dhe

Forcat policore të Durrësit kanë zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë në Kavajë, duke çuar në arrestimin e 13 personave dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lëndësh narkotike. Ky aksion, i konsideruar si një nga më të mëdhenjtë e realizuar ndonjëherë në këtë qytet, është zhvilluar në fshehtësi të plotë, pa përfshirjen e efektivëve të Kavajës për të shmangur rrjedhjen e informacionit.

Në operacion kanë marrë pjesë forcat operacionale, antidroga dhe Shqiponjat, ndërsa hetimet janë kryer për muaj me radhë duke përdorur metoda speciale si blerje të simuluara, përgjime dhe vëzhgime. Sipas burimeve nga Policia e Durrësit, deri më tani janë ekzekutuar 13 nga 14 urdhër-arrestet e lëshuara për persona të shpallur në kërkim.

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar qindra doza kanabisi dhe kokaine, duke goditur një rrjet të shpërndarjes së drogës në Kavajë dhe zonat përreth. Ky operacion konsiderohet si një nga goditjet më të forta policore për nga shtrirja dhe intensiteti në këtë qytet.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme