Kronika 24 February 2025, 12:44 Nga VNA

Safet Bajri dhe dy të tjerët do dalin sot para GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë

Ndaje në Whatsapp
Safet Bajri dhe dy të tjerët do dalin sot para GJKKO për

Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobracit, kushëriri i tij Behar Bajri dhe Asmer Bilali do të njihen sot me masën e sigurisë nga Gjykata e Posacme. Seanca ishte planifikuar të mbahej në orën 08.30, por është shtyrë për më vonë.

Kjo pasi gjyqtarja që ka firmosur masën ndaj tyre arrest me burg ndodhej jashtë vendit dhe sipas grafikut të gatishmërisë i kishte kaluar në duar Irena Gjokës. Sapo Deda është rikthyer dosja ka shkuar sërish në duart e saj.

Pritet që seanca të zhvillohet në orët në vijim. Safet e Behar Bajri dhe Asmer Bilali akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018 në shënje hakmarrje ndaj vrasjes së mikut të tyre Boran Bërcana. Fatbardh Lici është xhaxhai i Ibrahim Licit kundërshtar i përbetuar i Bajrave.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme