Bota 9 March 2025, 15:42 Nga VNA

“SHBA duhet të largohet nga NATO”, Musk: Nuk ka kuptim të paguajmë për mbrojtjen e Evropës

Ndaje në Whatsapp

Miliarderi dhe këshilltari i Donald Trump, Elon Musk thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të dalin nga NATO.

Këtë deklaratë ai e bëri në X, teksa iu përgjigj një komentuesi, i cili bënte thirre për të dalë nga NATO.

“Ne me të vërtetë duhet. Nuk ka kuptim që Amerika të paguajë për mbrojtjen e Evropës”, u përgjigj Musk.

Ndërkohë, Donald Trump po shqyrton tërheqjen e 35,000 ushtarëve amerikanë nga Gjermania, ndoshta për t’i transferuar në Hungari.

Kështu ka shkruar gazeta britanike The Telegraph, duke cituar “burime të afërta me administratën amerikane”.

Për më tepër, një gazetë suedeze thotë se SHBA synon të ndalojë pjesëmarrjen në planifikimin e stërvitjeve të ardhshme ushtarake.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme