Politika 7 September 2026, 11:29 Nga VNA

Sara di të shkruajë, por propaganda që i shërben Ramës mbetet analfabete

Ndaje në Whatsapp
Sara di të shkruajë, por propaganda që i shërben Ramës

Disa media ironizuan dje pamjet e publikuara nga Sara Mila, ku ajo shfaqej me një dosje të hapur në dorë, ndërsa në rrjet u komentua se fletët dukeshin bosh. Reagimi i saj nuk vonoi: sipas Milës, “mjeshtrat e TikTokut” kishin bërë një “zbulim të jashtëzakonshëm”, ndërsa ajo këmbënguli se fletët nuk ishin bosh dhe se gjithçka lidhej me punën e saj pranë qytetarëve në kuadër të nismës “Prania Besnike”.

Në fakt, problemi i Sarës nuk është nëse fletët kanë apo nuk kanë germa. Problemi është se ajo që shkruan dhe thotë tingëllon kaq e gatshme, kaq e konsumuar dhe kaq e nxjerrë nga manuali i propagandës, sa më mirë do të ishte të pranonte variantin e parë: bosh. Sepse ndonjëherë një fletë bosh është më e ndershme se një fjalim plot me fraza për “qytetarët”, “punën”, “përpjekjen” dhe “ambicien”, që në fund nuk thonë asgjë.

Sara Mila thotë se “nuk ka nisur me Praninë Besnike”, sepse ajo këtë punë e ka bërë që ditën e parë në periferi. Pra, sipas saj, nisma e re e Ramës nuk e ka gjetur në gjumë, por thjesht i ka dhënë një hashtag punës që ajo paskësh bërë gjithmonë. Një skemë e njohur kjo: kur shefi shpik një nismë, vartësit zbulojnë menjëherë se e paskan zbatuar prej kohësh, madje më mirë se të tjerët.

Ironia është se në vend që të sqaronte thjesht çfarë kishte në ato fletë, Mila prodhoi pikërisht atë që u vu në dyshim: një tekst të gjatë, të mbushur me klishe, ku qytetarët janë sfond, puna është dekor, ndërsa mesazhi i vërtetë është besnikëria ndaj shefit. Me germa apo pa germa, boshllëku mbetet aty. Dhe këtë nuk e krijuan “tiktokerat”; këtë e shkroi vetë propaganda.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme