Politika 2 July 2026, 12:37 Nga VNA

Salianji kritika Berishës: Në ditën e protestës braktisi Parlamentin dhe i shërbeu Ramës

Ndaje në Whatsapp

fdvfvdfvd.jpg

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, duke e akuzuar se me vendimin për të bojkotuar seancën parlamentare të kësaj të enjteje i ka shërbyer politikisht kryeministrit Edi Rama.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Salianji deklaron se në ditën kur qytetarët protestonin para Kuvendit, opozita duhej të përballej politikisht me mazhorancën në sallën e Parlamentit dhe jo të braktiste seancën.

Ai akuzon Berishën se po dëmton Partinë Demokratike në një moment të vështirë politik për qeverinë, ndërsa shton se mënyra e drejtimit të partisë po përjashton figura me kontribut dhe mbështetje elektorale.

Salianji kritikon edhe përbërjen e Kryesisë së PD-së, duke pretenduar se figura të votuara nga demokratët janë lënë jashtë strukturave drejtuese, ndërsa qarqe të rëndësishme, sipas tij, nuk përfaqësohen në mënyrë të drejtë.

“Nëse duam të largojmë Edi Ramën, duhet të largojmë më parë pengesën më të madhe të opozitës: Sali Berishën”, shprehet Salianji në reagimin e tij, duke e cilësuar kreun e PD-së si “kambalec politik” të kryeministrit.

Në fund të reagimit, ish-deputeti demokrat thekson se demokratët nuk do të lihen vetëm dhe se kontributi i tyre do të vlerësohet.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme