Politika 2 July 2026, 12:02 Nga VNA

Protesta zhvendoset pjesërisht te Komisariati nr. 4, vijojnë thirrjet para Parlamentit

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-02 at 12.02.23 PM.jpeg

Një pjesë e protestuesve që po tubonin para Parlamentit është zhvendosur përpara ambienteve të Komisariatit nr. 4 në Tiranë. Ky veprim ka ardhur pas shoqërimit nga policia të disa personave gjatë mëngjesit të sotëm. Qytetarët e grumbulluar kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugën pranë komisariatit dhe kanë bërë thirrje për lirimin e të shoqëruarve, ndërsa mbanin në duar pako me vezë.

Ndërkohë, pjesa tjetër e tubuesve ka vijuar të qëndrojë jashtë ambienteve të Kuvendit. Pasi kanë hedhur miell dhe vezë në drejtim të deputetëve që po hynin në seancë, protestuesit kanë nisur thirrjet në kor, duke kërkuar arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku me parullat “Arresto Ballukun!”.

Gjatë këtij tubimi, protestuesit kanë lëshuar thirrje edhe ndaj dy forcave kryesore politike në vend, duke thirrur në kor “PD-PS, këlyshë të komunizmit”. Situata ka vijuar e njëjtë në të dyja pikat, ku një pjesë e qytetarëve ka qëndruar para Parlamentit dhe pjesa tjetër para komisariatit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme