Politika 2 July 2026, 11:10 Nga VNA

Pavarësisht protestës jashtë Parlamentit, mazhoranca vijon seancën plenare në Kuvend, PD e bojkoton

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-02 at 11.12.23 AM.jpeg

Ndërsa jashtë godinës së Parlamentit qytetarët po zhvillojnë një protestë ku u bëjnë thirrje deputetëve të dorëzojnë mandatet, brenda në Kuvend ka nisur seanca plenare. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në punimet e sotme, çka nuk e ka penguar kryeparlamentarin Niko Peleshi të çelë seancën duke lexuar rendin e ditës përpara deputetëve të mazhorancës.

Nëpërmjet një deklarate zyrtare, Partia Demokratike ka sqaruar arsyet e këtij bojkoti, duke theksuar se në seancën e së martës mazhoranca refuzoi kërkesën për llogaridhënie nga kryeministri Edi Rama. Opozita kërkonte zhvillimin e një debati parlamentar mbi protestat qytetare që vijojnë prej më shumë se një muaji, si dhe mbi rekomandimet e Rezolutës së Parlamentit Evropian. Përveç kësaj, PD akuzon se në Konferencën e Kryetarëve është miratuar kalendari i punimeve deri në fund të sesionit, pa përfshirë në shqyrtim katër projektligje të depozituara prej tyre rreth një muaj më parë.

Si pasojë e kësaj mospjesëmarrjeje, u anuluan edhe interpelancat e programuara nga grupi parlamentar i PD-së. Deputetja Ina Zhupa kishte kërkuar një interpelancë me ministrin e Turizmit, Blendi Gonxhja, ndërsa deputeti Klevis Balliu kishte kërkuar një seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu. Për të dyja këto raste, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u shpreh nga foltorja se, për shkak të mungesës, konsiderohet se deputetët kërkues janë tërhequr nga këto procedura.

Mungesa e deputetëve të PD në sallë i ka dhënë mundësinë deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, të marrë rolin e opozitarit dhe të përplaset me mazhorancën që në nisje të seancës. Muçi shfrytëzoi fjalën e tij për të përsëritur thirrjet e protestuesve jashtë, duke theksuar se kryeministri duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme.

Muçi gjithashtu replikoi me deputetin socialist Ardit Bido. Ai pretendoi se Bido, me urdhër të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e ka vendosur në shënjestër dhe i është "qepur me bukë në trastë".

Nga ana e tij, Ardit Bido iu përgjigj akuzave duke thënë se ky lloj debati është thjesht një rutinë pune për ata që janë mësuar të punojnë vërtet. Megjithatë, tonet u ashpërsuan më tej kur Bido e quajti deputetin e Lëvizjes Bashkë "tradhtar", duke e akuzuar se nuk flet për çështjen e Çamërisë dhe duke e etiketuar publikisht si "vorio-epirot".

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme