Sociale 11 December 2024, 09:52 Nga VNA

Rreth 70% e të punësuarve, paga më të ulëta se mesatarja

Ndaje në Whatsapp
Rreth 70% e të punësuarve, paga më të ulëta se

Së paku 5 sektorë kryesore të ekonomisë ofruan pagë më të ulët se mesatarja në 3-mujorin e tretë të vitit 2024, duke sinjalizuar se as rritja ekonomike, as mungesa e punonjësve nuk po shtyn për lart pagat zyrtare në sektorët që kanë mungesë produktiviteti dhe ofrojnë punë për shumicën e të punësuarve.

Sipas të dhënave të INSTAT sektorët e bujqësisë, ndërtimit, tregtisë, transportit, aktivitetet e akomodimit, shërbimit ushqimor, industrisë dhe aktivitet të argëtimit kishin paga më të ulëta se niveli mesatar prej 77,6 mijë lekësh në tremujorin e tretë. Në anën tjetër punonjësit në katër sektorë të tjerë, ku përfshihen aktivitetet e pasurive të paluajtshme, administrata publike, informacioni dhe komunikimi dhe aktivitet financiare kishin paga më të larta se mesatarja kombëtare.

Punonjësit e bujqësisë pozicionohen me keq. Pagat ndaj tyre ishin sa 65.6 % e pagës mesatare, të ndjekur nga sektori i ndërtimit me pagë mesatare mujore sa 78% e pagës mesatare. Të dy këto sektorë karakterizohen nga një nivel i lartë i informalitetit. Në aktivitetet e tregtisë dhe shërbimeve me gjithë zhvillimet pozitive në turizëm, paga mesatare arriti 78.6% të pagës mesatare në tremujorin e tretë, ndërsa në sektorin e industrisë pagat ishin rreth 16 për qind më pak se mesatarja kombëtare.

Në krahun tjetër punonjësit në aktivitetet financiare kishin pagë 78% më të lartë se mesatarja kombëtare, të ndjekur nga punonjësit e teknologjisë dhe komunikimit, paga e të cilëve ishte 47 % më e lartë se mesatarja. Në administratën publike paga rezultoi 25 për qind më e lartë se mesatarja duke thelluar diferencën si rrjedhojë e rritjes 20 për qind që bëri qeveria në korrik për disa kategori të arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes. Një vit më parë në 3-mujorin e tretë paga e administratës publike ishte 18 për qind më e lartë se paga mesatare.

Politika e pagave në administratën publike, me një plan rritje me shumë se inflacioni në tre vitet, e fundit ka rritur hendekun ndërmjet sektorit publik dhe atij privat. Të dhënat nga pagat zyrtare tregojnë se së paku 70 për qind e të punësuarve të deklaruar me pagë zyrtare kanë marrin pagesa më të ulëta se paga mesatare në rang vendi.

Ekonomia shqiptare vuan nga nivel i lartë informalitetit në tregun e punës dhe për rrjedhojë edhe në nivelin e pagave. Sipas INSTAT punësimi informal ishte afërsisht 29% vitin e kaluar, teksa anketa të tjera tregojnë se ende një pjesë e konsiderueshme e punonjësve marrin paga më shumë se sa deklarojnë në tatime./ Monitor

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme