Sociale 10 December 2024, 16:29 Nga VNA

Kornizë e re kurrikulare, ndryshime në tekstet shkollore

Ndaje në Whatsapp
Kornizë e re kurrikulare, ndryshime në tekstet shkollore

Pas një dekade, pritet të ketë ndryshime në kurrikulën e sistemit arsimor parauniversitar. Pas tam tameve qeveritare për përfshirjen për herë të parë programe lëndore të Cambridge, Pearson dhe Oxford-it, sot është deklaruar nga Ministria e Arsimit se do ketë një kornizë të re kurrikulare, fokus i së cilës do të jetë te kompetencat digjitale dhe integrimi i teknologjisë, duke filluar nga klasa e parë dhe duke u reflektuar deri në arsimin e mesëm të lartë. "Në këtë kuadër, kurrikula do të përfshijë lëndët STEM dhe do të përforcojë aftësitë e nxënësve në shkenca dhe matematikë. Ne do të pilotojmë klasa STEM duke u dhënë nxënësve më shumë kompetenca lidhur me shkencat dhe me mundësinë që ata më pas të integrohen në ciklet e arsimit të lartë, me kompetenca më të plota"- tha Manastirliu. Fokusi do të jetë te gjuha shqipe, duke rishikuar programet lëndore nga klasa e parë, deri në arsimin e mesëm të lartë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme