Politika 24 July 2024, 16:29 Nga VNA

Raporti i Komisionit Europian: Reultatet pozitive nga SPAK por përballet me mungesën e burimeve njrëzore. Ngre shqetësim për amnistinë penale të miratuar nga parlamenti

Ndaje në Whatsapp
Raporti i Komisionit Europian: Reultatet pozitive nga SPAK por përballet me

Komisioni Europian ka publikuar sot raportin e tij të pestë vjetor për sundimin e ligjit, duke shqyrtuar sistematikisht dhe objektivisht zhvillimet e sundimit të ligjit në të gjitha shtetet anëtare në baza të barabarta.

Raporti i këtij viti përfshin, për herë të parë, katër kapituj  mbi zhvillimet në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Përfshirja e këtyre vendeve të zgjerimit në Raportin e Sundimit të Ligjit, bëhet për ecurinë më të mirë të procesit, mbështetjen dhe përpjekjet e tyre për reforma, si dhe do të ndihmojë autoritetet të bëjnë përparim të mëtejshëm në procesin e anëtarësimit dhe të përgatiten për vazhdimin e punës për sundimin e ligjit si një e ardhme.

Lidhur me aktivitetin e Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri, raporti i Komisionit Europian nënvizon:

“Ka rezultate fillestare inkurajuese të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe Gjykatës së Posaçme, megjithatë autoritetet e specializuara në luftën dhe parandalimin korrupsionit u ndeshën me kufizime të burimeve njerëzore dhe mjeteve të specializuara në dispozicion.

 

Numri i personave të hetuar, të ndjekur penalisht dhe të dënuar për korrupsion është rritur gjatë tre viteve të fundit, ndërsa shqetësime lindën pas miratimit të një ligji për amnisti nga parlamenti. Koordinimi ndërmjet institucioneve përgjegjëse për parandalimin e korrupsionit dhe strukturave përkatëse ligjzbatuese mbetet i dobët. Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha, duke përfshirë edhe atë të fushatave elektorale.

 

Parandalimi i këtyre aktive ka mangësi në kuadrin ligjor dhe vazhdon të ketë ndikim të kufizuar në sektorët vulnerabël.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme