Politika 23 August 2026, 19:17 Nga VNA

Rama, tetë orë dëgjesë me të vetët. Qetësia para furtunës së 5 shtatorit

Ndaje në Whatsapp
Rama, tetë orë dëgjesë me të vetët. Qetësia

Takimi i sotëm politik në Pogradec nisi me një atmosferë ku pritshmëritë ishin të larta, por rrjedha e takimit mori një drejtim krejtësisht ndyshe për nga dinamika e mbledhjes.

Për gati 8 orë me radhë, nga ora 10:00 e mëngjesit deri afër orës 18:30 të pasdites, skena u përkiste tërësisht drejtuesve të komisioneve dhe qarqeve, ku nuk mungoi as Belinda Balluku. Njëri pas tjetrit, ata morën fjalën për të zbërthyer vizionin e tyre mbi situatën në terren, mënyrën se si e kishin kuptuar “Besën” politike dhe rolin e pranisë besnike në organizim, si dhe zgjidhjet konkrete për çdo problematikë lokale.

Ajo që ra më shumë në sy gjatë këtij maratone takimi ishte qëndrimi i Kryeministrit Edi Rama. Ndryshe nga protokollet e zakonshme ku drejtuesi dominon fjalën, Rama zgjodhi rolin e dëgjuesit me një durim të rrallë. Për më shumë se tetë orë me radhë, ai nuk ndërhyri, duke lënë secilin pjesëmarrës të shprehte me detaje analizën e vet.

Vetëm në gjysmëorën e fundit të takimit Rama mori fjalën për të mbyllur diskutimet, duke përmbledhur mesazhet kryesore të ditës.

Kjo frymë dëgjimi dhe analiza e gjatë janë paradhoma e një asambleje socialiste të datës 5 shtator, ku priten ndërhyrje në parti e qeveri.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme