Politika 20 August 2026, 21:11 Nga VNA

Gushti i Inteligjencës Artificiale : Dash Sula dhe Ervin Koçi vendosin të luftojnë pastrimin e parave me IA

Ndaje në Whatsapp
Gushti i Inteligjencës Artificiale : Dash Sula dhe Ervin Koçi

Besojeni ose jo, në këto ditë të nxehta gushti, ish-demokrati Dashnor Sula dhe socialisti për kokë Ervin Koçi kanë vendosur të hapin një tjetër front të madh të shtetit shqiptar: luftën kundër pastrimit të parave. Dhe, sigurisht, në Shqipërinë e vitit 2026 një luftë serioze nuk mund të bëhet më pa Inteligjencën Artificiale.

Pasi u zgjidhën hallet e inspektorateve me ministren virtuale Diella dhe shteti shqiptar hyri me vrull në epokën kur algoritmet premtojnë të bëjnë atë që administrata nuk e ka bërë dot prej vitesh, radha i erdhi parave të pista.

Inspektorati i Përgjithshëm, i drejtuar nga Dashnor Sula, dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare, e drejtuar nga Ervin Koçi, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi institucional për forcimin e mekanizmave të parandalimit dhe raportimit të rasteve të dyshuara të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit gjatë proceseve të inspektimit.

Sipas marrëveshjes, Inspektorati i Përgjithshëm do të njoftojë menjëherë Agjencinë e Inteligjencës Financiare sa herë që gjatë kontrolleve has në fakte, të dhëna apo rrethana që krijojnë dyshime për aktivitete financiare të paligjshme.

Por pjesa më interesante është ajo që e sjell marrëveshjen në frymën e kohës.

Bashkëpunimi parashikon rritjen e kapaciteteve profesionale të inspektorëve për identifikimin e skemave të dyshimta, ndërsa Agjencia e Inteligjencës Financiare do të ofrojë materiale udhëzuese, informacion mbi tipologjitë dhe indikatorët e rrezikut dhe ekspertizë për trajnimin e strukturave inspektuese.

Dhe këtu hyn në skenë edhe Inteligjenca Artificiale, e cila po shndërrohet me shpejtësi në fjalën magjike të administratës shqiptare.

Sepse, pasi për vite me radhë kemi pasur ligje, institucione, inspektorë, drejtori, agjenci, formularë, raporte dhe strategji për të luftuar ekonominë informale dhe paratë e pista, duket se tani shpresa e re është algoritmi.

Në letër, natyrisht, marrëveshja tingëllon serioze: më shumë informacion, më shumë koordinim, identifikim më i shpejtë i rrezikut dhe personel më i përgatitur. Dhe përdorimi i teknologjisë në analizimin e të dhënave financiare është sot një instrument normal në luftën kundër pastrimit të parave.

Por Shqipëria ka një talent të veçantë për t’i dhënë teknologjisë edhe një dimension politik.Kështu, pas ministres Diella që do të modernizonte inspektimet, tani kemi Dash Sulën dhe Ervin Koçin që i bashkojnë forcat për t’u treguar parave të pista se kohët kanë ndryshuar.

Mbetet vetëm një hollësi e vogël: që Inteligjenca Artificiale të arrijë të dallojë paratë e pista atje ku inteligjenca njerëzore e shtetit shqiptar nuk i ka parë për vite me radhë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme