Politika 20 August 2026, 21:05 Nga VNA

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Ndaje në Whatsapp
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar këtë të enjte një vizitë në Pustec, ku mori pjesë në Festivalin Folklorik Maqedonas “Prespa”. Aktiviteti është shoqëruar me polemika, pasi gjatë ceremonisë u ekzekutua himni i Maqedonisë së Veriut, por jo Himni Kombëtar i Shqipërisë.

Rasti është konfirmuar nga disa media shqiptare që ndoqën aktivitetin dhe shënon herën e dytë brenda pak muajsh që gjatë një aktiviteti me pjesëmarrjen e Mickoskit në territorin e Bashkisë Pustec ndodh e njëjta situatë.

Në maj të këtij viti, gjatë vizitës së kryeministrit maqedonas në Kallamas të Pustecit, për inaugurimin e një monumenti kushtuar të rënëve maqedonas të Luftës së Dytë Botërore, u raportua gjithashtu se në ceremoni ishte ekzekutuar vetëm himni maqedonas dhe jo ai shqiptar.

Episodi i kësaj të enjteje merr një tjetër peshë për faktin se Mickoski ishte vetë patron i Festivalit “Prespa”. Mediat maqedonase kishin njoftuar që më 4 gusht se festivali do të zhvillohej në sheshin “Goce Delçev” në Pustec, nën patronazhin e kryeministrit Hristijan Mickoski.

Pas polemikave ka reaguar kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, i cili ka kërkuar ndjesë dhe ka deklaruar se kishte kërkuar paraprakisht nga organizatorët që krahas himnit maqedonas të ekzekutohej patjetër edhe himni shqiptar.

Kolefski tha se, pasi kishte marrë programin e aktivitetit dhe ishte informuar se ceremonia do të hapej me himnin maqedonas, kishte kërkuar përfshirjen edhe të himnit shqiptar.

Sipas tij, Bashkia e Pustecit nuk ishte organizatore e festivalit, por e ftuar. Megjithatë, pikërisht kjo pjesë e deklaratës së kryebashkiakut bie ndesh me informacionin e publikuar më herët në mediat maqedonase.

MKD.mk, duke njoftuar festivalin më 4 gusht, shkruante se aktiviteti organizohej nga Shoqata Maqedonase “Prespa”, shoqata “VMRO-DPMNE Albania” dhe Bashkia Pustec, ndërsa Mickoski ishte patron i tij.

Në aktivitet ishte i pranishëm edhe ish-kryetari i Bashkisë Pustec, Edmond Themelko, i raportuar gjithashtu si një prej personave të përfshirë në organizimin e aktivitetit.

Ngjarja e sotme përsërit kështu precedentin e majit: në territorin e Republikës së Shqipërisë, në një aktivitet ku merr pjesë kryeministri i një shteti tjetër, ekzekutohet himni i vendit të tij, ndërsa mungon ai shqiptar.

Këtë herë, vetë kryebashkiaku i Pustecit pranon se kishte kërkuar që himni shqiptar të ishte pjesë e ceremonisë dhe ka kërkuar publikisht ndjesë për faktin që kjo nuk ndodhi.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme