Politika 4 July 2026, 18:38 Nga VNA

Rama për televizionin gjerman: Zvërneci, investimi 4 miliardë euro nuk mund të refuzohet

Ndaje në Whatsapp

fgbfgb.png

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në një intervistë për televizionin publik gjerman “ZDF” lidhur me projektin e planifikuar në zonën e Zvërnecit, protestat qytetare dhe zhvillimet politike në vend.

Sipas Ramës, projekti në Zvërnec përfaqëson një investim privat në vlerën rreth katër miliardë euro, të cilin Shqipëria “nuk mund t’i thotë jo”. Ai theksoi se aktualisht nuk ka një plan përfundimtar, pasi procesi ndodhet ende në fazën e shqyrtimit institucional dhe se autoritetet shtetërore po veprojnë me kujdes për të garantuar respektimin e rregullave dhe standardeve.

Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi rolin e shtetit, Rama deklaroi se bëhet fjalë për pronë private dhe se zhvillimi i saj realizohet përmes marrëveshjeve mes pronarëve dhe investitorëve. Ai mohoi që të jenë bërë ndryshime ligjore për të lejuar ndërtimin në zona të mbrojtura, duke theksuar se këto zona kanë status të veçantë dhe mbrohen sipas kategorive dhe praktikave të Bashkimit Evropian.

Në lidhje me protestat kundër projektit, të cilat janë shoqëruar edhe me akuza për mungesë transparence dhe korrupsion, Rama u shpreh se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe të shprehin mendimin e tyre. Ai shtoi se protestat përbëhen nga dy grupe: qytetarë të zakonshëm me shqetësime reale dhe organizatorë që, sipas tij, i drejtojnë këto lëvizje.

Sa i përket vazhdimësisë së projektit, kryeministri deklaroi se Shqipëria nuk mund të refuzojë një investim të kësaj përmasë, por theksoi se nëse rezultati final nuk do të jetë i kënaqshëm, projekti nuk do të vijojë.

Rama gjithashtu komentoi edhe protestat e përditshme kundër projektit, të cilat janë quajtur “Revolucioni i Flamingove”, duke u shprehur se çështja e Zvërnecit nuk është më në qendër të debatit publik dhe se protestat kanë motive të ndryshme.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme