Politika 3 July 2026, 12:35 Nga VNA

Pas 13 vitesh në pushtet, Rama zbulon se Kadastra është bërë makth

Ndaje në Whatsapp
Pas 13 vitesh në pushtet, Rama zbulon se Kadastra është

Në vitin e 13-të të qeverisjes së tij, Edi Rama duket se ka bërë një zbulim të vonuar: Kadastra paska qenë një makth. Lajmi i mirë, sipas tij, është se tani ky makth do të marrë fund.

Gjatë aktivitetit të Javës së Administratës Publike, kryeministri premtoi se shërbimet do të përmirësohen falë sistemit dhe digjitalizimit, duke theksuar se “mund të ndërrosh sa kryeministra të duash, por përmirësimet vijnë nga sistemi”. Një deklaratë që ngre një pyetje të thjeshtë: nëse problemi ishte sistemi, kush e ndërtoi dhe e drejtoi atë gjatë këtyre 13 viteve?

Kadastra ka qenë prej vitesh një nga institucionet më të kritikuara nga qytetarët, me ankesa për vonesa, mbivendosje pronash, burokraci dhe korrupsion. Megjithatë, vetëm tani, në mandatin e katërt, qeveria pranon publikisht se situata është ende larg normales.

Ironia është se çdo reformë është prezantuar si zgjidhja përfundimtare. ALUIZNI u shkri, hipotekat u bashkuan, u krijua Agjencia Shtetërore e Kadastrës, u premtua revolucioni digjital dhe u investuan miliona euro. Sot, pas gjithë këtyre reformave, qytetarëve u thuhet se duhet të kenë edhe pak durim, sepse këtë herë sistemi do të funksionojë.

Nëse pas katër mandateve premtimi mbetet se “Kadastra nuk do të jetë më makth”, atëherë pyetja nuk është çfarë do të ndodhë nesër. Pyetja është se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 13 viteve, kur i gjithë sistemi ka qenë në duart e së njëjtës qeveri.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme