Politika 3 July 2026, 11:26 Nga VNA

PS shqetësohet për impaktin në ekonomi të sekuestrimeve, SPAK: Janë tumor në ekonomi, nuk do të ndalim

Ndaje në Whatsapp

Shqetësimi i mazhorancës socialiste për impaktin e mundshëm ekonomik që sjellin sekuestrimet e aseteve kriminale, veçanërisht ndaj palëve të treta në biznes, është përplasur me qëndrimin e prerë të SPAK për zero tolerancë. Teksa deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri, ka ngritur alarmin për pasojat zinxhire në ekonomi duke marrë si shembull një rast të vetëm me vlerë 160 milionë euro, prokurori i Posaçëm, Klodian Braho, u është përgjigjur prerë shqetësimeve të politikës. Duke i cilësuar pasuritë e rrjedhura nga krimi si një "tumor në ekonomi", Braho konfirmoi se vala e sekuestrimeve nuk do të ndalet dhe se e vetmja zgjidhje mbetet konfiskimi, ndonëse garantoi se interesat e ligjshme të bizneseve që kanë vepruar në mirëbesim do të mbrohen.

Damian Gjiknuri: Çfarë pasojash kanë personat që kanë porositur apo furnizuar në asete që rezultojnë pasuri e krimit? Ky është një fenomen që duhet konsideruar nga ana e politikës penale. Po hyni me vlera të mëdha, 160 milionë vetëm një rast. Ta kalojmë lumin me këmbët tek gurët. A dimë ku po shkojmë? Tek palët e treta. Impakti në ekonomi mund të jetë i jashtëzakonshëm. 

Klodian Braho: Pasuritë e krimit janë tumor në ekonomi, dhe nuk ka zgjidhje tjetër veç sekuestrimit dhe konfismimit. SPAK është i vendosur të mos të mos tolerojë. Sa u takon personave të tjerë të përfshirë në biznese me këto shoqëri tregëtare të sekuestruara në mirëbesim, janë interesa të ligjshme që SPAK do i mbrojë dhe nuk do ti cënojë. 

Është sfidë për drejtorinë e administrimit. 

Agjencia përkatëse duhet parë sa kapacitet ka për të përballuar këto nivele sekuestrimesh. Do të ketë të tjera. 

Produktet e krimit do të sekuestrohen, interesat e ligjshme nuk do të preken. 

 

 

 

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme