Politika 2 July 2026, 15:36 Nga VNA

Pasi ia bënë makinën “lakror”, Peleshi nxori nga furra statusin me klishetë e zakonshme

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-02 at 3.36.12 PM.jpeg

Pasi makina e tij u “pajis” nga demonstruesit me gjithë lëndët e para për të bërë lakror dhe u bë gati për në furrë, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u ndje i detyruar të autorizonte publikimin e një reagimi në rrjetet sociale.

Rezultati ishte një tekst i mbushur me fraza të gatshme, fjali standarde dhe klishe, që nuk shtojnë asgjë të re në debatin publik. Një reagim aq i parashikueshëm, sa mjafton të lexosh dy rreshtat e parë për ta ditur se si do të përfundojë.

Në komunikim quhen “fjalë boshe” (filler words): shprehje që mbushin hapësirën, por jo përmbajtjen. Janë ato fjali që tingëllojnë bukur, nuk ofendojnë askënd, nuk marrin asnjë përgjegjësi dhe nuk japin asnjë përgjigje.

Lexojeni vetë tekstin e miratuar nga Peleshi për t’u publikuar në faqen e tij zyrtare dhe provoni të gjeni qoftë edhe një fjali që nuk e keni dëgjuar të paktën 3.000 herë gjatë muajit të fundit.

“Asgjë nuk mund të justifikojë dhunën ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, deputetëve të Kuvendit apo institucioneve publike. Shqipëria ndërtohet mbi dialogun, respektin për ligjin dhe institucionet, jo mbi përplasjen.

E drejta për të protestuar është një e drejtë themelore dhe duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore. Kur protesta shndërrohet në dhunë ndaj njerëzve, cenon jo vetëm sigurinë e tyre, por edhe vetë vlerat mbi të cilat ndërtohet demokracia.

Solidaritet i plotë me efektivët e Policisë së Shtetit, të plagosur gjatë kryerjes së detyrës dhe shërim sa më të shpejtë.

Të papranueshme sulmet ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Asgjë e mirë nuk ndërtohet prej dhunës dhe kaosit.”

Statusi nuk përmban asnjë reflektim për arsyet që kanë sjellë protestën në ditën e saj të 33-të, asnjë koment për tensionet e krijuara dhe asnjë përgjigje për kërkesat e protestuesve. Vetëm një seri formulash që mund të ishin publikuar në çdo protestë të dhjetë viteve të fundit, pa ndryshuar asnjë presje.

Në fund, mbetet vetëm një pyetje: nëse reagimet politike po shkruhen me “copy-paste”, mos ndoshta edhe dëgjimi i qytetarëve ka kaluar në të njëjtin program?

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme