Politika 3 June 2026, 08:53 Nga VNA

Rama pas protestës: “Ka humbur çdo arsye reale të nisjes”

Ndaje në Whatsapp
Rama pas protestës: “Ka humbur çdo arsye reale të

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke deklaruar se tubimi “ka humbur çdo arsye reale të nisjes”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi reagimin e publikuar si një “video-kartolinë të pazakontë nga Shqipëria e shqiptarëve”, ndërsa theksoi se qeveria do të vijojë përpara me projektet dhe objektivat e saj.

“Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 83 vota”, shkruan Rama, duke iu referuar mbështetjes që mazhoranca gëzon në Kuvend.

Rama shprehet se protestës i kanë mbetur vetëm “arsyet e të huajve që nuk e duan Shqipërinë në Ligën e Kampionëve të Turizmit”, duke shtuar se sipas tij rrjetet sociale po “pompohen me ajrin toksik të luftës hibride”.

"Ju uroj një ditë të mbarë me një përqafim të veçantë për ata të mitë që kanë mbetur akoma peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes, e ku të vetmet arsye të mbetura janë ato të të huajve që nuk e duan Shqipërinë në Ligën e Kampionëve të Turizmit dhe pompojnë rrjetet me ajrin toksik të luftës hibride, falë edhe naivitetit të tyre fatkeqësisht" shkruan Rama

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme